TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori i njohur, Namik Ajazi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Rudina” për të folur rreth filmit të tij “Amanet” i cili ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Salerno, mes 73 filmave artistikë me metrazh të gjatë.
Mes të tjerave, Ajazi ka rrëfyer dhe se si është njohur me ish-deputeten demokrate Majlinda Bregu, me të cilën është i martuar prej 22 vitesh dhe kanë dy fëmijë.
Ai ka treguar se ka qenë realizimi i kronikës për kolerën, që u bë shkak i njohjes midis tyre.
“Jemi njohur në TVSH, ishte një moment në ’94, kur u fol për një epidemi kolere.
Unë vij nga Telenora për të xhiruar diçka, me një grup miks, pra do të përdornim të njëjtin operator dhe Majlinda asokohe bashkëpunonte me televizionin, ishte në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Sociale, bashkëpunonte me televizionin si gazetare dhe spikere lajmesh e orës 20:00. Kështu që qëlluam që bëmë atë udhëtim bashkë për të bërë kronikën.
Nuk ishte mbase kolera, por kjo u bë shkak i njohjes mbas së cilës ne filluam të takoheshim. Unë vendosa të bëj hapin e madh të fejoheshim dhe të krijonim familje”.