AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 13:19

Macron del nga izolimi pas infektimit me koronavirus

Macron del nga izolimi pas infektimit me koronavirus

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë nga izolimi pasi nuk ka më simptoma të Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Elysée.

“Macron tani mund t’i japë fund karantinës së tij pasi ai u izolua për shtatë ditë në La Lanterne, afër Pallatit të Versajës”, tha zyra në një deklaratë.

Presidenti francez rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë më 17 dhjetor, duke nxitur përpjekjet e gjurmimit të të gjithë liderëve europianë, pas takimeve të shumta mes udhëheqësit francez dhe krerëve të qeverisë së BE-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale dy ditë pas izolimit ai siguroi francezët se ishte mirë dhe kishte simptomat e Covid-19 ishin dhimbje koke dhe kollë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve francezë të që të tregoheshin të kujdesshëm.

Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia me 2 562 615 raste dhe 62 098 viktima.