TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha se për vaksinën nuk ka një datë fikse por që ajo do të nis në dy muajt e parë të 2021.
Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, ne një kohë kur asnjë shtete nuk po merr sasinë që i nevojitet.
Gjithashtu Rama ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë besim pasi nëse do të jetë nevoja që për të marrë vaksinën i duhej të bëjë lypsin këtë do e bëjë pa hezituar.
“Kam folur për dy muajt e ardhshëm mund të jetë më shpejt ose jo ndaj nuk po jap një datë fikse.
Ajo që unë theksoj është se për fat të keq çështja e vaksinës, është diplomaci, marrëdhënie diplomatike, një luftë e madhe që po bëhet nga të gjithë shtetet për të pasur një sasi sa më të mëdha është si radha e qumështit në kohët e dikurshme, që në vend të banorëve që dilnin për shishen e qumështit tani janë shtet. Por siç e kam theksuar kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë e bëj më mirë se çdo kush”, ka thënë ai.