AKTUALITET, 24 Dhjetor 2020, 12:10

A po e ble grupi Kastrati aeroportin? Balluku: Nuk di gjë! Edi Rama: Nuk është çudi të jetë e vërtetë

A po e ble grupi Kastrati aeroportin? Balluku: Nuk di gjë! Edi Rama: Nuk


Ministrja Balluku, është pyetur lidhur me mundësinë që Grupi Kastrati, të blejë aksionet e Aeroportit Nënë Tereza nga koncesionari kinez.

Balluku tha se nuk ka asnjë informacion për këtë, por nëse do të ndodhë një transferim aksionesh, do të shprehet edhe shteti shqiptar.

"Nuk e di sa është e vërtetë, nuk kemi informacion, jo më të jap përgjigje se cfarë po bën grupi Kastrati dhe cfarë po bën koncesionari, apo ndonjë grup tjetër.

Nuk kam asnjë informacion të tillë, nuk involvohemi në faza të tilla. Kur të vijë kërkesa për transferim të aksioneve, mund të shprehem.

Deri atëherë nuk kemi informacion dhe nuk kam asnjë pozicion për këtë cështje", tha Balluku.

Pas prononcimit të ministres, ndërhyri edhe kryeministri Rama, duke thënë se aeroporti administrohet nga privati dhe se shteti nuk ka ndonjë rol, por mund të ndërhyjë në vijim, për të parë zbatimin e kritereve.

"Aeroporti është në duart e privatëve, administrohet nga privatët, jo nga shteti. Shteti nuk ka asnjë rol në aksione, kush e shet apo kush e ble. Koncesionari, ky është i dyti në rradhë, se çfarë bën dhe ku i çon aksionet, është puna e tij.

Kur ndodh, qeveria ka të drejtën të ndërhyjë për të parë rregullshmërinë, zbatimin e kriteret, etj, etj. Nuk është çudi të jetë e vërtetë, nuk ka asnjë problem këtu", tha Rama.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/12/17/ikin-kinezet-grupi-kastrati-ne-negociata-per-te-blere-koncesionin-e-aeroportit-te-rinasit/