TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se Irani nuk duhet të “ngatërrojë maturinë e SHBA-së dhe ta marrë atë si dobësi”.
Duke folur në një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, Bolton tha se askush nuk i ka thënë Iranit “licencë gjuetie në Lindjen e Mesme”.
Komentet e Boltonit vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump anuloi sulmet ajrore ndaj caqeve brenda Iranit, pasi Teherani rrëzoi një dron amerikan. Trump tha se këto sulme nuk do të ishin kundërpërgjigje “proporcionale” pasi do vriteshin iranianë.
[caption id="attachment_219380" align="alignnone" width="618"]
Bolton theksoi se Trump ka ndaluar “vetëm këtë herë sulmet”.[/caption]
Ky paralajmërim i Boltonit vjen në kohën kur mediat raportuan se SHBA-ja ka kryer sulm kibernetik ndaj sistemeve kompjuterike të ushtrisë iraniane më 20 qershor, vetëm pak orë pasi Irani rrëzoi dronin amerikan.
Teherani ka thënë se droni amerikan kishte shkelur hapësirën ajrore të tij, ndërkaq SHBA-ja insiston se droni, në momentin kur u rrëzua, gjendej mbi ujërat ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit.