AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 08:47

EMRI/ Durrës, humbi një ditë më parë, gjendet i mbytur 31-vjeçari

EMRI/ Durrës, humbi një ditë më parë, gjendet i mbytur


Në vendin e quajtur Currilat në Durrës, është gjetur i pajetë një 31-vjeçar i cili ishte i humbur që prej ditës së djeshme.

Mësohet se nga Policia Kufitare është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit, Donald Molla.

31-vjeçari nga Skrapari ishte futur për t’u larë në det me shokët por nuk mundi të dilte më prej andej dhe ishte mbytur menjëherë.

Sipas rojeve bregdetare shokët e 31-vjeçarit pasi nuk kanë mundur të gjejnë 31-vjeçarin kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale.

Theksojmë se ditën e djeshme është zhdukur edhe një 18-vjeçar tek Rana e Hedhun në Shëngjin.

Familjarët kanë nisur kërkimet për të riun por ende nuk e kanë gjetur.

Po kështu dje tre persona rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës. Duhet të themi se problem është edhe mungesa e rojeve bregdetare në plazhet shqiptare.