AKTUALITET, 1 Nëntor 2021, 10:57

Basha humbi babain dje, familja bën njoftimin e rëndësishëm

Basha humbi babain dje, familja bën njoftimin e rëndësishëm

Në familjen e Lulzim Bashës ka zi. Kreu i demokratëve, humbi dje të atin, Xhelal Basha.

Sot në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë, familja pret vizitat e ngushëllimit.

Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se Xhelal Basha do të prehet në varrezat e Tufinës. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00.

Vizitat e ngushëllimit për babain tonë të ndjerë Xhelal Basha do të nisin nesër, të hënën, në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00 në varrezat e Tufinës,”- thuhet në njoftim.

Xhelal Basha ndërroi jetë dje në moshën 85-vjeçare, pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.