AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 20:23

Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Xhelal Basha, babai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se prej disa kohësh, Xhelal Basha ishte i shtruar në spital pasi vuante nga një semundje e rëndë.

Së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spitalin ku po kurohej.

~tpz.al~