AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 20:46

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Milot-Rrëshen, tre të plagosur

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Milot-Rrëshen, tre të

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Për pasojë mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona. Dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer. Një prej tyre është në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

~tpz.al~