TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Festa e Halloween, tashmë festohet rregullisht edhe në vendin tonë.
Shumë të rinj, veshin kostume dhe maska të ndryshme dhe dalin nëpër rrugë dhe klube nate, për të festuar.
Halloween, është interpretimi modern i “All Hollows’ Eve” të Irlandës, apo ditës së të gjithë shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA, prej emigrantëve irlandezë.
Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur, do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme dhe trembin njëri tjetrin.
Kjo festë është komercializuar dhe festohet në shumë vende të botës, veçanërisht në SHBA dhe Europë.
Është një ditë e gëzuar edhe për fëmijët, që veshin kostume dhe bëjnë të famshmen “trick or treat”, ku trokasin në dyert e fqinjëve dhe marrin ëmbëlsira.
Më poshtë foto nga festa e Halloween në Tiranë.