AKTUALITET, 1 Nëntor 2021, 09:30

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet ish polici

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet ish polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Laç, ku është vrarë me armë një person.

Dyshohet se viktima është Xhelal Reçi, ish-efektiv policie.

61-vjeçari është ekzekutuar në afërsi të një banke në qytetin e Laçit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar edhe grupe të FNSH-së.

Rreth orës 07:23 , në afërsi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.