LIFESTYLE, 30 Tetor 2021, 10:41

Arrestohet reperi Fero dhe truproja e tij

Arrestohet reperi Fero dhe truproja e tij

Reperi i famshëm, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit, Fero është arrestuar së bashku me truprojën e tij, Bujar Ibishi.

Sipas Express, Feron bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Kujtojmë që pas incidentit, policia kishte shpallur në kërkim Feron bashkë me Ibishin, ndërsa Agaj ishte intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.

~tpz.al~