LIFESTYLE, 28 Tetor 2021, 17:20

“Afrika më ka ndryshuar, por e lashë për të hyrë në Big Brother”

“Afrika më ka ndryshuar, por e lashë për të hyrë

Einxhel Shkira është konkurentja më e re në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Mëngjesin e sotëm, teksa po njihet me banorët dhe ambientohet me shtëpinë e re, ajo ka rrëfyer dhe një fakt shumë interesant për jetën e saj.

Gazetarja dhe moderatorja ka treguar se, për të qenë pjesë e kësaj eksperience, i është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.

“Isha në Afrikë por ‘Vëllai i Madh’ më bëri të kthehesha. Janë kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional, siç isha unë”,- tha ajo.

Einxhel shtoi se, e gjithë ajo aventurë i ka mësuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin.