Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka zbuluar ndryshimin e madh të bërë në platformën e tij sociale duke e pagëzuar me një emër të ri. Në një letër publike, ai ka shpjeguar edhe ndryshimin e emrit dhe kuptimin e “Meta”.
Në letrën e tij të gjatë Zuckerberg shprehet ndër të tjera se qëllimi i platformës do të vijojë të jetë lidhja mes njerëzve, ndërsa ai flet tashmë për metavers (një lloj i realitetit virtual përmes internetit me tre dimensione ).
Por në Shqipëri, ky emër ka një kuptim tjetër. Faqe të ndryshme kanë krijuar meme në rrjet duke e lidhur emrin e ri të platformës sociale me presidentin e vendit, Ilir Meta. Montazhet nuk kanë munguar duke shkaktuar dhe të qeshura në rrjet.
Fotot:


