TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti për të drejtat e njeriut, Kristi Pinderi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës në “Foltoren e Lezhës”, ku ai foli për debatin e ashtuquajtur “prindi 1 dhe 2”, duke akuzuar Edi Ramën si arkitekt të kësaj nisme.
Pinderi në replikën e tij, thotë se Berisha nuk është i sinqertë në raport me qëndrimin që ka për “denatyrimin e familjes” dhe se po përvetëson një debat “të pakuptimtë”, që është i dëmshëm dhe nxit urrejtjen ndaj komunitetit LGBT.
Sali Berisha nuk eshte i sinqerte kur flet per “denatyrimin e familjes”, apo kur e perveteson kete debatin e pakuptimte ne lidhje me ‘prindi 1 e prindi 2″, nje debat qe nuk ekziston ne Shqiperi, por qe sa here behet e ekspozon ne nje menyre te padrejte dhe artificiale komunitetin LGBT me nje fryme urrejtje shume te demshme per shendetin mendor, fizik dhe emocional.
Nese Sali Berisha kerkon te behet kalores per mbrojtjen e familjes shqiptare, atehere ai duhet te flase per rreziqet qe i kanosen me te vertete familjes, rreziqe qe te gjithe njerezit i dine dhe i ndjejne perdite edhe pse jo te gjithe dine si ti artikulojne, apo cfare emri t’u vene.
Varferia, mungesa e sherbimeve perfshire mungesen e sherbimit shendetesor, arsimit cilesor, papunesia, mungesa e shpreses, shtimi i stresit per shkak te mungeses se stabilitetit, pabarazia e thelluar ekonomike, pamundesia per te ushtruar te drejten per te marre pjese ne proceset politike, keto jane rreziqet e verteta qe kercenojne familjet shqiptare.
Nese i ushtron presion nje sistemi, qofte ky sistem natyror, apo social sic eshte familja sistemi reagon, perpiqet ta mbroje veten, te adaptohet. Kete kane bere familjet shqiptare. Ne keto 30 vjet gjate se cilave jane perballur me presione te jashtezakonshme, familjet shqiptare kane ditur te behen reziliente e te adaptohen per te mbijetuar.
Problemi i madh eshte qe kete e kane bere te vetme, pa asnje ndihme nga shteti shqiptar, te cilin Sali Berisha e ka drejtuar gjate gjysmes se ketyre tri dekadave.
Pervec kesaj, Saliu qe une njoh, te cilin e kam takuar ne zyren e tij eshte nje burre i cili na ka thene se eshte ndjere i frymezuar nga puna e aktivisteve per te drejtat e LGBT, sepse ka menduar qe kur militon per dicka te vertete, ke gjithmone te drejte.
Ishte ky Sali qe mbrojti adoptimin e ligjit per mbrojtje nga diskriminimi edhe pse trecereku i deputeteve te vet nuk e donin, sepse nuk e kuptonin.
Une nuk frymezohem nga shprehje te maskilizmit toksik dhe as impresionohem nga to, por nese perdorimi i ketij toksiciteti eshte e vetmja menyre qe Saliu te kuptoje, atehere une e sfidoj te na thote te foltorja e rradhes se cili Sali genjen, ky i sotmi, apo ai i vitit 2013? Uroj qe te pakten njeri nga keta Sali te jete i vertete.