TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në muajin mars të këtij viti, emisioni Stop në TV Klan njohu publikun me rastin e familjes Çokaj, e cila jetonte në kushte ekstreme varfërie. “Fundjava Ndryshe” e kishte identifikuar si shqetësim dhe e solli në vëmendjen e Grupit Balfin.
Motrat Çokaj jetonin në një banesë të rrënuar, në Grudë Fushë të Malësisë së Madhe. Mungesa e mjeteve minimale të jetesës ndikonte drejtpërdrejt në keqësimin e shëndetit të tyre. Pamundësia e plotë ekonomike ua rëndonte situatën dhe motrat nuk kishin gjetur rrugëzgjidhje.
Me nismën e Presidentit të Grupit BALFIN, z.Samir Mane, familja Çokaj tashmë është sistemuar në një apartament në qytetin e Shkodrës. Shtëpia e rinovuar ndodhet në afërsi të spitalit të qytetit, në mënyrë që zonjat të marrin lehtësisht shërbimin mjekësor që ua bën të nevojshëm gjendja e tyre.
Procesin e mundësoi Tirana Bank, si pjesë e Grupit BALFIN. Drejtori i Pëgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, z.Dritan Mustafa, dorëzoi shtëpinë me urimin për ta gëzuar sa më gjatë dhe me shëndet sa më të mirë.
“Sot mbështesim familjen Çokaj, si shembull i angazhimit tonë për të përmirësuar jetesën e grupeve në nevojë të shoqërisë. Së bashku, të gjithë jemi më të fortë”, u shpreh ai.
Tirana Bank është pjesëmarrëse në projekte të ndryshme që kontribuojnë për një ndryshim cilësor në komunitet, sipas drejtimeve të përcaktuara në politikat e përgjegjshmërisë sociale të saj.
Në këtë link mund të shihni të plotë rastin e trajtuar nga emisioni “Stop”: https://www.youtube.com/watch?v=rzoNSE82gx8