LIFESTYLE, 28 Tetor 2021, 19:47

Ambasadorja e Suedisë takon një çift lesbikesh dhe fëmijët e tyre në Tiranë: Dashuria nuk është asnjëherë e gabuar

Ambasadorja e Suedisë takon një çift lesbikesh dhe

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, ka takuar dy lesbike në Tiranë sëbashku me vajzat e tyre.

Ambasadorja ka postuar fotot në rrjetet sociale dhe shprehet e lumtur që ka takuar këtë çift. Hastad i uron që të triumfojnë në të drejtën e tyre për të qenë prindër, duke i’u referuar kështu kërkesës së komunitetit LGBT+ për njohjen e martesave mes të njëjtës gjini dhe regjistrimin e fëmijëve të tyre.

Dashuria nuk është asnjëherë e gabuar. Jam e lumtur të takojë Hema dhe Amea dhe mamatë e tyre Alba dhe Edlira. Paçi fat në përpjekjen tuaj për të drejtën e të qenurit prindër”, shkrun Hastad.

Rasti i çiftit të vajzave lesbike, që kanë dy fëmijë, është i pari i deklaruar publikisht në Shqipëri. Ato ende nuk kanë mundur t’i regjistrojnë vajzat e tyre, për shkak të mungesës së legjislacionit. Çështja pritet të përfundojë në gjykatë.