TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e konfliktit që ndodhi në ambientet e hotel “Regina” në Vlorë.
Luan Muça, Klaudio Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj do të paraqiten përpara Gjykatës së Tiranës, kuse Anxhelo Breshani dhe Blerim Heta, asaj të Vlorës.
Çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës.
Sipas pretendimeve shkak për ngjarjen është bërë një gjobë prej 5 milionë eurosh, për të cilën biznesmeni Vasil Bedinaj ka akuzuar Luan Muçën, një tjetër biznesmen, drejtues i kompanisë ‘Delta Group’. Ky i fundit në dëshminë e tij ka kundërshtuar pretendimet për gjobë duke pretenduar se konflikti kishte ndodhur për shkaqe pronësie ne bregdetin e jugut. Sipas tij lidhur me pronën shkak i konfliktit janë pretendimet lidhur me ligjshmërinë e dokumentacionit.
Pas konfliktit në ambientet e hotelit dy prej personave të përfshirë janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës, ndërkohë nga hetimet u mësua se dy persona të tjerë nga grupi i përfshirë në konflikt ishin punonjës të policisë ushtarake, ndaj të cilëve u mora masa e pezullimit.
Konflikti ngjalli reagime të shumta, ndër të cilat dhe ai i kryeministrit Rama, ndërsa Policia dhe Prokuroria thanë se po bënin një hetim të thelluar lidhur me ngjarjen. Sipas Ramës konflikti ishte për një tokë shtetërore, të cilën sipas tij do e rimarrë shteti për ta kthyer në ullishte.