AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 14:53

Video/ Pak javë më parë humbi të ëmën, Pirro Dhima shfaqet në krah të prindërve të Kacifas, momenti kur vë lule te varrezat e ushtarakëve grekë

Video/ Pak javë më parë humbi të ëmën, Pirro Dhima

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, është shfaqur ditën e sotme në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas, ekstremistit që u vra tri vite më parë, në Bularat të Gjirokastrës, gjatë një përplasjeje me armë me forcat RENEA.

Në videon e publikuar nga “BalkanWeb”, Dhima shihet i dyti që vendos kurorë lule te varrezat e ushtarakëve grekë, në Bularat, në ceremoninë e zhvilluar sot, në kuadër të festës kombëtare greke, e quajtur “Jo-ja greke”.

Kujtojmë se pak javë më parë, ish-peshëngritësi humbi nënën e tij, e cila u gjet e pajetë pranë kazanëve të rakisë, teksa dyshohej nga arresti kardiak.

~tpz.al~