AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 13:11

Ish-Ministri i Ramës humb gjyqin me CNA.al

Ish-Ministri i Ramës humb gjyqin me CNA.al

Pas një viti e gjysmë ka përfunduar përballja gjyqësore mes portalit, City News Albania dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjyqtarja Migena Laskaj, pas fakteve të paraqitura nga avokati Saimir Visha ka vendosur të shpallë të pafajshëm portalin për shpifje, lidhur me akuzat për blerjen e një automjeti luksoz.

Sandër Lleshaj e ka humbur gjyqin në shkallën e parë.

~tpz.al~