AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 14:30

Drejtoresha e spitalit nxjerr shifrat: 150 fëmijë dhe 350 të rritur të helmuar në Krujë

Drejtoresha e spitalit nxjerr shifrat: 150 fëmijë dhe 350 të

Nga mëngjesi i së dielës dhe deri në më tani 500 persona kanë kërkuar të marrin shërbim për helmim në spitalin e Krujës.

Kjo shifër u konfirmua nga drejtoresha e spitalit Yllka Sheta, e cila u shpreh se 150 pacientë kanë qenë fëmijë ndërsa 350 të rritur.

Të gjithë personat që kanë kërkuar trajtim spitalor kanë patur simptoma pothuajse të njëjta: diarre, të vjella dhe në raste të rralla temperaturë.

Sa i takon shtrimeve të ditës së sotme Sheta shprehet se janë paraqitur tre pacientë të rinj.

Ata kanë marrë shërbim dhe më pas janë larguar nga spitali, pa qenë nevoja që të shtrohen. Drejtoresha e spitalit po ashtu shton se kjo është hera e parë që qyteti i Krujës përballet me një helmim të këtyre përmasave.