TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës së sotme plenare, ka patur replika mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, për çështje të ndryshme. Megjithatë përtej çështjeve në diskutim, ajo që u vu re ishte zelli i të dyve për të krijuar një situtë “përplasje” në sallë.
Gjatë replikave, pati edhe deklarata dashurie…
Rama ka deklaruar se të vetmin kundërshtar që do të ketë përballë është Lulzim Basha, por se nuk di si ta ndihmojë, duke i’u referuar lëvizjes së Berishës në bazë dhe shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të PD-së.
Tashmë që pozitat e Lulzim Bashës, duken mjaft të lëkundura në parti, Edi Rama nuk po gjen dot mjetet për ta ndihmuar në luftën brenda llojit.
“Unë ty të dua përballë. Të kam dashur, të dua dhe do të të dua, por nuk di si të të ndihmoj. Trego që je distancuar nga llumi, mos shaj dhe mos shpif si llumi. Mos ji karikature e llumit. Ti ke nevojë të rilindësh“, tha ndër të tjera Rama.
“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha sulmon për herë të parë Metën