AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 11:48

Basha sfidë të hapur Ramës: Bëhu burrë e voto vetingun, unë e bëj i pari, ti i dyti

Basha sfidë të hapur Ramës: Bëhu burrë e voto vetingun,

Kreu i PD lulzim Basha i ka bërë një sfidë të hapur kryeministri Edi Rama lidhur me vetingun.

Ai i ka kërkuar që ta votojë dhe nëse do që t’u mbyllë gojën për akuzat në lidhje me krimin, ta bëjë vetingun i dyti pas Bashës.

“Meqë se di se ça bankomati ishte bashkia e Tiranës kur ishte ti, meqë e humbe, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bërë pazare për masakrën.

Meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mendohu mirë, bëhu ti burrë njëherë dhe votoje vetingun e politikanëve, ti marrim me rradhë, dhe ndryshe nga rregulli vjetër të mos e fillojmë nga plaku por nga i riu e bëj unë i pari, bëje ti i dyti dhe pastaj të tjerët me rradhë nga i pari te i fundit.

E ke fare të thjeshtë do ti japësh fund këtij monologu që bën këtu, të ka shteruar mundësia për të mos përsëritur të njëjtat figura letrare, voto vetingun lëri demokratët se i kanë gjëra te qarta dhe s’ka gjë që të të shpëtojë ty nga vendimi i tyre për të të rrëzuar ty”, tha Basha.