AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 15:00

Policia aksion anti-drogë në Lezhë, zbulohet sasi e konsiderueshme kanabisi në një shtëpi të braktisur

Policia aksion anti-drogë në Lezhë, zbulohet sasi e

Policia e Lezhës po zhvillon sot një aksion anti-drogë, ku ka zbuluar një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.

Aktualisht, forcat e policisë po kryejnë kontrolle dhe po punojnë për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.

Siç raporton gazetari Ndreka, paraprakisht bëhet e ditur se është sekuestruar një sasi prej 50 kg kanabis, por priten detaje nga policia.