TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.