AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 10:20

Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen arkivore të Gërdecit, nis hetimi për Mediun

Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen arkivore të

Dosja për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kaluar në SPAK.

Prej disa ditësh Gjykata e Lartë ka çuar dosjen e Mediut në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Kalimi është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rihapjen e gjykimit ndaj ish-ministrit për çështjen “Gërdeci”.

Tashmë SPAK duhet të veprojë duke regjistruar hetimin, për të vendosur nëse do të kryejë hetime shtesë apo do e çojë çështjen në gjykim themeli.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediut me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.