AKTUALITET, 28 Tetor 2021, 18:08

Dhunoi tregtarin e fruta-perimeve, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Dhunoi tregtarin e fruta-perimeve, pezullohet nga detyra efektivi i

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave ka pezulluar nga detyra, punonjësin e policisë në Lushnjë, i cili tre ditë më parë dhunoi një tregtar të fruta-perimeve.

Sipas SHÇBA-së, për punonjësin e policisë është caktuar masa e sigurimit personal, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Ai akuzohet për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”.

Lushnje – Pezullohet punonjësi i Policisë për veprime arbitrare

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH.

Hetimi në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, pas ankesës së shtetasit A.H., i cili ka deklaruar se është dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.