TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibash,i nuk ka përjashtuar mundësinë për kallëzime penale dhe sanksione ndaj cdo personi që ka kryer shkelje gjatë numërimit të votave në 25 prill. Në një prononcim për mediat nga Korca ai ka vlerësuar nismën e opozitës për një reformë të re zgjedhore dhe shpreson që do të finalizohet shumë shpejt.
“Jemi në proçes vlerësimi akoma të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë proçesit të numërimit të fletëve të votimit, në përfundim të këtij proçesi në rastet kur do të identifikohen qartazi shkelje të rënda të rregullave të proçesit për numërimin e fletëve të votimit normalisht që do të ketë sanksione të karakterit administrativ por edhe kallzime penale kur këto shkelje tregojnë dukshëm deformimin e rezultatit të numërimit.
Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshine në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë inisiativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që proxesi të finalizohet sa më shpejt”.
I pyetur për Reformën Territoriale, Celibashi tha se duhet tua lëmë partive politike dhe qeverisë për diskutime.
“Reforma Territoriale si diskutim iu përket partive politike KQZ nuk ka dhe nuk mund të ketë zë në këtë proçes ka mendime të ndryshme në lidhje me organizimin e hartës administrative dhe si ajo duhet të jetë por le t’ia lëmë partive dhe qeverisë diskutimin për këtë çështje, sikurse thashë meqënëse kjo lidhet edhe me R. Zgjedhore sa më shpejt të mbyllet ky proçes është më mirë, pasi ka ndikim, jo të drejtpërdrejtë por ka ndikim në Reformën Zgjedhore”, tha kreu i KQZ-së.