TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.
Ditën e sotme nga Gjykata e Lartë pritet që të ketë një vendim në lidhje me rastin e Luan Dacit.
Ka shumë gjasë që kjo çështje të mbyllet në dhomën e Këshillimit, por edhe tenton që të kalojë në seancë gjyqësore.
Nëse Luan Daci merr pafajësi atëherë ai rikthehet në detyrë sepse është pezulluar prej kohësh, në të kundërt fillon një procedurë administrative që për momentit është e pezulluar. Ndërkohë nëse Gjykata e lartë vendos ta kalojë në seancë gjyqësor atëherë do të ketë një zgjatje të procesit.