TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetarja e PD-së dorëzoi në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet e shportës për të ndihmuar qytetarët.
Një gjë të tillë, Jorida Tabaku u shpreh se e kanë bërë edhe shumë vende të BE-së prandaj kërkoi që ta bëjë edhe qeveria shqiptare.
“Kjo është një nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve, nuk është populiste, por është në dobi të qytetarëve. Ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumimin e tyre. Shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në edhe për energjinë.
Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe konkret” tha Tabaku.
Një nismë e tillë është kundërshtuar nga qeveria.