AKTUALITET, 26 Tetor 2021, 11:01

E dhimbshme/ Humb jetën nga koronavirusi një fëmijë 5 vjeç nga Saranda

E dhimbshme/ Humb jetën nga koronavirusi një fëmijë 5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Fëmija ishte shtruar në spitalin e Sarandës rreth tetë ditë më parë.

Për shkak të gjendjes së rënduar ai u transportua me helikopter drejt Tiranës e më pas drejt Turqisë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës me gjithë përpjekjet e mjekëve.

~tpz.al~