AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 23:27

Sekuestrohet drogë në Portin e Durrësit, ishte e fshehur në kamion. Kishte për destinacion Italinë

Sekuestrohet drogë në Portin e Durrësit, ishte e fshehur në

Njës sasi lënde narkotike është sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’ se sasia e drogës kishte për destinacion shtetin fqinj Italinë.

Mësohet se droga, sasia e të cilës ende nuk është përcaktuar, ishte e fshehur në një kamion. Lëmda narkotike u gjet pas një kontrolli të imtësishëm nga forca të policisë kufitare në kamionin i cili mësohet se ishte i ngarkuar me krom.

Pas aksionit, policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ku u gjet lënda narkotike. Vijojnë hetimet për të tjerë të implikuar në trafik.