AKTUALITET, 26 Tetor 2021, 08:48

Vetingu në politikë, Basha: Do të pastrojmë politikën nga llumi, veset e pazaret

Vetingu në politikë, Basha: Do të pastrojmë politikën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për vetingun duke theksuar se do ta pastrojë politikën nga llumi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thekson se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit dhe kundër PD. Kryedemokrati shkruan se ata e duan Shqipërinë në gjunjë por nuk do të arrijnë tja dalin.

Më tej nënvizon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit dhe pd. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre. vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.