TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë tha se në spitalin e Krujës janë të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë. Dyshohet se janë helmuar nga uji.
“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimin e nevojshëm janë konsultuar.
Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore s’ka qenë e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur.
Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjitha aspektet.
Rezultati i analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi rezultatet do të kemi një raport të detajuar.
I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do të ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet.
Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor”.