AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 19:28

Meta përkujton ditëlindjen e Hilmi Haradinajt: Respekte për babain trim dhe fisnik të komandantëve të UÇK që kontribuuan shumë për një Kosovë të lirë

Meta përkujton ditëlindjen e Hilmi Haradinajt: Respekte për

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar përvjetorin e lindjes së babait të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinajn.

Meta shkruan se, e nderon me respekt këtë baba trim dhe një fisnik i heronjve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, për veprimtarinë patriotike për çështjen kombëtare dhe një Kosovë të pavarur.

Postimi i Ilir Metës:

Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur!

~tpz.al~