AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 15:07

Braimllari: Situata e rendit në vend është jashtë kontrollit!

Braimllari: Situata e rendit në vend është jashtë

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Edi Rama, për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, që e cilëson jashtë kontrollit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi sot se ngjarjet e rënda kriminale, të ndodhura javëve të fundit veçanërisht që kanë kulmuar ditët e fundit kanë krijuar pasiguri tek qytetarët dhe biznesi.

Sipas tij, kapja politike, e Policisë së Shtetit nga Edi Rama në këto 8 vite ka siguruar paprekshmërinë e trafikantëve dhe përdorimin e tyre në funksion të blerjes së votës

Situata e rendit dhe sigurisë publike në vend është jashtë kontrollit dhe në mëshirë të fatit.

Ngjarjet e rënda kriminale, të ndodhura javëve të fundit veçanërisht që kanë kulmuar ditët e fundit kanë krijuar pasiguri tek qytetarët dhe biznesi.
Rritja e indeksit të kriminalitetit është një fakt që tregon qartë se Policia e Shtetit ka humbur kontrollin mbi territorin.

Inkriminimi i një pjese të Policisë së Shtetit ka zbehur tërësisht rolin e kësaj strukture dhe ka ulur besimin tek qytetarët.
Kapja politike, e Policisë së Shtetit nga Edi Rama në këto 8 vite ka siguruar paprekshmërinë e trafikantëve dhe përdorimin e tyre në funksion të blerjes së votës dhe fakti më konkret ishin zgjedhjet e fundit të 25 prillit.

Kjo situatë e rëndë ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë pjesën e ndershme të trupës së Policisë së Shtetit, e cila ndihet e tradhtuar nga një qeveri e bërë njësh me krimin e organizuar.

Për sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër, për strukturën e policisë së shtetit nuk do të ketë një zgjidhje apo shpresë që ajo të kryeje funksionin e saj parësor për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale të cilat po cenojnë sigurinë publike.