AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 16:27

PD mbledh Grupin Parlamentar, depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në nga 20% në 6%

PD mbledh Grupin Parlamentar, depoziton nesër në Kuvend projektligjin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme para seancës së Kuvendit, Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mësohet se, neser PD-ja do të depozitojë në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Basha, ka dalë me shtatë propozime për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%.

~tpz.al~