AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 18:48

Tronditet Vlora, krim i dyfishtë brenda familjes, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

Tronditet Vlora, krim i dyfishtë brenda familjes, nipi vret xhaxhanë

Një krim i rëndë në familje tronditi sot fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi vrau me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas vrau edhe veten.

Autori është shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, dhe më pas veten.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë – Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

~tpz.al~