AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 18:35

Basha replikon me Braçen: Flet sikur është deputet për herë të parë i PD! Ish-zv.kryeministri: Para drejtësisë duke filluar nga…

Basha replikon me Braçen: Flet sikur është deputet për

Mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetit të Partisë Socialiste Erjon Braçe ka pasur replika në lidhje me investimet e rrugëve në zonën e Lushnjës dhe Divjakës.

Fillimisht e mori fjalën deputeti socialist, Erjon Braçe, ku pati kritika për ndërtimin e rrugëve qoftë nga qeveria e djathtë qoftë nga e majta.

Ndërsa nga ana e tij, Basha tha se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe.

Replikat mes Braçes dhe Bashës

Erjon Braçe: Pastrimi nga korrupsioni dhe lufta nga korrupsioni kërkon prova dhe fakte. Veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e parasë publike. Në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007 dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe tjetra e opozitë sot morën përsipër të ndërtojnë rrugën që kalon nëpër Lushnje dhe shkon në jug të vendit. E para mori përsipër dhe ndërtoi aksin nga Rrogozhina në Lushnje e dyta mori përsipër të ndërtojë rrugën nga Lushnja në Fier. Të dyja rrugët të ndërtuara gabim, kur ndërprenë apo ndanë përgjysmë fshatra të tërë. Një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës.

Ndërkohë që qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar disa rrotullame për ti dhënë mundësi njerëzve të ktheheshin në shtëpi apo në tokat e tyre, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësi të shohim një autostradë që ndërpritet në 4 segmente. Shkon me shpejtësi dhe pas 4 km duhet të ndalosh për tu kthyer o majtas o djathtas. Kjo rrugë ishte vepra e parë e një ylli të ri ngjitës në fushën e infrastrukturës. Aq dinte dhe aq dëm bëri. Mua më intereson dhe dua të di, përtej faktit që rruga u ndërtua me shtuf, u ngjesh me rul dhe me ministrin sipër rulit, tani është bërë kanal në mes, sepse shtufi nuk bën, dua të di po mbikalimet ku shkuan. Do i kërkoj ministres që të verifikojë nëse në projekt ishin mbikalimet apo jo. Projekti ka qenë me mbikalime, por shikoni si ka ngelur, në ajër. As hip dot dhe as nuk zbret dot.

Lulzim Basha: Dëgjoj herë pas here të paktën një anëtar i grupit parlamentar i PS që flet sikur është deputet për herë të parë i PD. Nuk është kështu. Është ndër deputetet më jetë gjatë të këtij parlamenti. Meqë po flasim për një zonë që unë e kam përzemër, edhe pse s’kam pasur nderin ta përfaqësoj drejtpërdrejt. Atyre i kërkohet diçka që nuk i kërkohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë, që rroga ishte dhënë, financuar, por nuk jepej. Pse nuk fillonte këtë mund ta thonë përfaqësuesit italo-shqiptar që ishin kontraktuar. Fondet në dispozicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Në çdo rrugë tenderuar 2005-2007, kursimi ishte 16%, numri minimal i pjesëmarrësve në tender 5. Numëro tenderat ku ke më shumë se 5 kontraktues, sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e revoltit legjitim dhe depresionit të banorëve të Divjakës dhe gjithë Shqipërisë.

Erion Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di.