AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 16:04

Avioni me drogë në Vermosh, identifikohen dy shqiptarët që ishin në bord

Avioni me drogë në Vermosh, identifikohen dy shqiptarët që

Janë identifikuar dy shtetasit shqiptar që udhëtonin në avionin që u rrëzua disa ditë më parë në zonën e Vermoshit. Mësohet se identifikimi i tyre është bërë përmes shenjave të gishtave, ndërkohë që rrëzimi i avionit dyshohet se ndodhi për shkak të mbingarkesës, shkruan Report tv.

Avioni i modifikuar u rrëzua në Vermosh në datën 4 tetor, dhe personat që ishin në të u larguan së bashku me disa çanta me një mjet foristradë.

Policia nuk i bën të ditur emrat e personave që ka identifikuar përmes ADN-së dhe shenjave të gishtave për arsye hetimi. Dyshohet se avioni është përdorur për transportimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

~tpz.al~