AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 21:01

Me thikë në dorë, tentoi vjedhjen e një dyqani celularësh në qendër të Sarandës/ Hajduti përballet me rezistencën e pronarit dhe… (DETAJE)

Me thikë në dorë, tentoi vjedhjen e një dyqani

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur sot në mbrëmje në qendër të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10 te një dyqan celularësh që ndodhet në afërsi të 15-katëshit.

Një person ende i paidentifikuar, me thikë në dorë, i është afruar dyqanit por nuk e pati të lehtë se u përball me rezistencën e pronarit të dyqanit, i cili është përleshur me të ndërsa është njoftuar policia.

I ndodhur përballë rezistencës së pronarit hajduti është larguar me vrap. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të autorit.