TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ekzekutimin e Demir Backës në Fier, një personazhi të njohur të këtij qyteti.
Lala tha se kjo vrasje, dyshohet se ka lidhje me një konflikt të tij, me një person problematik në Fier dhe zanafilla është ngacmimi i mbesës së Backës nga djali i këtij personazhi. Sipas gazetares kjo është njëra nga pistat e hetimit, ndërkohë që pistat e tjera kanë lidhje me vëllanë e vrarë të Backës dhe me ndonjë konflikt të mundshëm pronësie.
“Konsiderohej si një ndër njerëzit me pushtet në zonë. Ka disa pista dhe dyshime për ngjarjen.
Është qëlluar në automjetin e tij kur priste të dilte nga një qendër tregtare, e kanë qëlluar me 16 plumba.
Vëllai i tij është vrarë më herët dhe është konsideruar si anëtar i një bande. Ka patur aludime edhe për konflikte pronësie.
Por ka qenë edhe konflikti me një personazh problematik në qytet, që ka patur konflikt me mbesën e tij. Është ngacmuar mbesa e Demir Backës nga djali i personazhit problematik.
Kanë patur konflikte, ka ndodhur edhe një konflikt mes palëve.
Dyshimet e forta janë që kjo ngjarje do të pasohet me ngjarje të tjera të rënda, sepse ka prishur ekuilibrat“, tha ndër të tjera Lala.