TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i ka konsideruar krimet që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, si krime të miorëorganizara.
Ai u shpreh se, në këto vrasje, në të shumtën e rasteve nuk kemi të bëjmë thjesht me eliminimin e një krimineli, por me një imazh frike dhe paniku dhe se në të tilla raste shteti nuk duhet të luftojë me numër blindesh, por me më shumë tru.
“Ajo që i lidh të dyja ngjarjet, jo në mënyrën e kronologjisë, është fakti që janë ngjarje, ku personazhet rezultojnë të dy njerëz që edhe pse i përkasin biznesit, kanë dritëhije me kriminalitetin, që do të thotë se nëse ka pasur çështje që duhet të ishte marrë shtetit si dhënia me fajde që është e ndaluar duhet të kishte ndërhyrë shteti për të hetuar.
Ajo që e bën më pas më të rëndë historinë është fakti se krimet janë të mirëorganizuara. Eliminimi sot i njerëzve që duan të lajnë hesapet, qoftë dhe për arsye ordinere nuk duan të lënë gjurmë dhe të shkatërrojnë familjet e tyre, por përfshijnë njerëzit si vrasësit me pagesë, kjo tregon se krimi ka shkuar kaq thellë dhe është sofistikuar kaq shumë sa nuk është e lehtë për t’u identifikuar. Jemi përballë një krimi të mirëorganizaur dhe për fat të keq në këto ngjarje shohim në media, që i bëhet biografia viktimës dhe njerëzit e shtetit kanë qenë një hap pas kriminelëve.
Policia dhe prokuroria duhet të luftojnë tashmë jo me numër më të madh blindesh, por duhet të veprohet me më shumë tru. Një vrasje nuk është thjesht eliminim i një krimineli, por imazh, frikë, panik dhe të gjitha këto nëse i lejojmë shoqëria pushon së organizuari, shteti së funksionuari”, tha gazetari Kikia.