SPORT, 24 Tetor 2021, 18:52

Chinedu fundos Skënderbeun, rikthehet buzëqeshja te Dinamo

Chinedu fundos Skënderbeun, rikthehet buzëqeshja te Dinamo

Pas tre barazimeve radhazi dhe një humbjeje, Dinamo më në fund rikthehet te fitorja në Superiore. E arrin në Korçë, përballë Skënderbeut të fundtabelës, falë golit të Chinedu në minutën e 70-të.

Një sukses i merituar për blutë kryeqytetas, që bënë shumë tepër se vendësit për fitoren. Skuadra e Bledi Shkëmbit me këtë sukses ngjitet në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg Tiranës, Teutës dhe Kukësit, që bashkëkryesojnë me nga 11 pikë.

~tpz.al~