TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme do të luhen dy sfidat të ‘’Abissnet Superiore’’ të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.
Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Kukësit. Skuadra shkodrane vjen pas një fitoreje me goleadë ndaj Dinamos dhe do të kërkojë medoemos vazhdimësinë.
Ndërkohë Kukësi vjen pas barazimit me Partizanin dhe 3 pikë ndaj Vllaznisë do të ngrënin moralin në kampin verilindor.
Në sfidën tjetër, Skënderbeu do të presë në shtëpi Dinamon.
Korçarët ende nuk e kanë provuar shijen e fitores këtë kampionat dhe vijnë më të karikuar se kurrë, ndërsa blutë duan të hedhin pas krahëve disfatën e rëndë në Shkodër vetëm një javë më parë.
‘’Abissnet Superiore’’ (SOT)