TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Humbja e Romës 6-1 në Conference League ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, do të mbetet gjatë në memorien e trajnerit portugez Jose Mourinho, që për herë të parë në karrierën e tij prej 1008 ndeshjesh, ka parë skuadrën e tij të pësojë gjashtë gola në një takim.
Për të ngushëlluar Mourinhon, ka menduar trajneri i Italisë, Roberto Mancini, që në një deklaratë, ka përdorur edhe një batutë humoristike, në mënyrë që portugezi ta marrë më me sportivitet disatën.
“Siç ka thënë edhe i madhi Boskov, është më mirë të humbësh një ndeshje 6-1, sesa të humbësh 6 ndeshje nga 1-0”, deklaroi Mancini, duke u përpjekur të ngushëllojë sadopak kolegun e tij.
Megjithatë vetë Mourinho deklaroi në konferencë për shtyp se nuk do ta harrojë kurrë një humbje të tillë dhe pas ndeshjes drejtoi gishtin nga organika, duke thënë se rezervat kanë shumë diferencë nga titullarët.