SPORT, 23 Tetor 2021, 20:14

Kufizime tifozësh për derbin, Jorida Tabaku ngre zërin: Përse standart i dyfishtë?

Kufizime tifozësh për derbin, Jorida Tabaku ngre zërin:

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, këtë radhë ka një arsye më shumë për të ngjallur debate, Vendimi për të mos miratuar kërkesën për hapjen e plotë të stadiumit “Air Albania”, njëlloj si për ndeshjen e Kombëtares, ka lënë të pakënaqur të gjithë, pasi pritej një stadium i mbushur e tani duhet të jenë të pranishëm vetëm 30% e tifozëve, siç janë normativat ligjore në fuqi.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila njihet si një tifoze e Tiranës. Ajo thekson se po përdoren dy standarte në mënyrë të pakuptimtë sa i përket vendimeve të qeverisë, duke i mohuar shumë  njerëzve mundësinë e ndjekjes së kësaj sfide.

Ndeshja Tirana-Partizani i ka rikthyer vitet e fundit, kënaqësinë tifozëve dhe qytetit garën. Tifozeritë përgatiten për javë me radhë dhe mos pasja mundësi te ndiqet nga ato që e duan futbollin është fatkeqësi.

Qeveria ka vendosur që kjo ndeshje të ndiqet nga tifozët vetëm në 30% të kapacitetit të stadiumit. Pretekst për këtë vendim arbitrar jep ruajtjen e #shëndetit.

Por ky është një vendim me dy standarte. Kur Kombëtarja jonë luajti ndeshjet në shtëpi kapaciteti i stadiumit ishte 100% dhe askush nuk gjykoi me kutin e shëndetit publik.

Përse atëherë një standart i dyfishtë?! Nuk ka pse kënaqësia e ndjekjes së futbollit të jetë si gjithmonë e drejtë e pakicës.

Sikundër që rregullat e vendosura duhet të zbatohen për të gjithë njësoj!