TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich nuk njeh rivalë në Gjermani. Në javën e 9-të të Bundesligës gjermane, kampionët në fuqi shkatërruan 4-0 Hoffenheimin duke siguruar fitoren e shtatë në nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman. Një sfidë ku nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që arrin në kuotën e 10 finalizimeve, një më shumë se “ylli” i Dortmundit, Haaland.
Gnabry në minutën e 8-të dhe në 30′ Lewandowski shënuan në pjesën e parë ndërsa Choupo-Moting dhe Coman mbyllën takimin me futbollistët e Hoffenheimit që s’mundën të bënin asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj sfide.
Vijon me hapin e Bayernit edhe Dortmundi, që fitoi 3-1 në fushën e Arminias së Bielefeldit. Mungesa e Haaland nuk u ndie në fushë, pasi verdhezinjtë e dominuan sfidën, duke shënuar me Emre Can që në minutën e 31-të me 11-metërsh, ndërsa në fundin e fraksionit hapës realizoi Hummels.
Talenti anglez Bellingham i çoi shifrat në 0-3 në të 72-tën, ndërsa golin e nderit për Arminian e realizoi Klos me penallti tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.Nuk ndryshon asgjë sa i përket kreut të renditjes, me Bayernin që vijon të jetë i pari me 22 pikë, ndërsa Dortmundi ndjek me vetëm një pikë më pak.