SPORT, 23 Tetor 2021, 10:54

Ylli i Premier Ligës shikon “vdekjen me sy”, grabitësit e lidhin dhe e torturojnë me hanxhar në prani të së dashurës

Ylli i Premier Ligës shikon “vdekjen me sy”, grabitësit e

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar me hanxhar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se të largoheshin me sende me vlerë nga shtëpia.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është u tërhequr zvarrë nëpër shtëpi nga banditë të veshur me kapuç, të cilët kishin hyrë në pronën e tij me vlerë 1.5 milionë paund. Ngjarja ndodhi javën e kaluar në pushimin e kombëtareve.

Grabitësit, të cilët kanë menduar se askush nuk gjendej në shtëpi janë surprizuar nga prania e yllit të Premier Ligës i cili nuk kishte udhëtuar me kombëtaren.

Sipas ‘’The Sun’’, e dashura e futbollistit ka qenë duke bërë një dush më pas të dy janë lidhur nën kërcënimin e hanxharëve.

Grabitësit janë larguar me orë, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë duke lënë më pas të lirë çiftin.

Klubi i lojtarit është tronditur nga ngjarja dhe ka kërkuar të merren menjëherë masa, por emri i futbollistit ka ngjallur shumë dyshime në Angli pasi aludimet nuk kanë munguar.