SPORT, 23 Tetor 2021, 09:44

Përfunduan shkollën e trajnerëve, tre legjenda të Italisë marrin licencën për të trajnuar në të ardhmen

Përfunduan shkollën e trajnerëve, tre legjenda të

Në Itali kanë përfunduar provimet e fundit për marrjen e licencës së trajnerit dhe emrat e shpallur nga FIGC – Federata Italiane e Futbollit, përfshijnë një numër të madh lojtarësh që kanë bërë historinë si me klubet, ashtu edhe me kombëtaret.

Më të mirët e kursit në përfundim të tij kanë rezultuar Alesandro del Piero dhe Daniele de Rosi, të dy kampionë bote me Italinë në 2006, ndërsa ky i fundit ka qenë edhe pjesë e stafit të trajnerit Mançini gjatë Europianit të fituar.

Ndërkohë që listës i është shtuar edhe Kristian Vieri e Injacio Abate, bashkë me Alesandro Matrin dhe Xhampaolo Pacinin.

~tpz.al~